• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gol dhe asist, 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Danimarkë

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gol dhe asist për Arbnor Muçollin në Danimarkë. 23-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Shqipërisë qershorin e vitit të kaluar, po zhvillon një sezon fantastik me Vejle.

Skuadra ka siguruar prej javësh rikthimin në elitën e futbollit danez, ndërkohë që po fiton 3-1 në shtëpi përballë Naestved.

Muçolli dhuroi asistin që zhbllokoi sfidën në minutën e 15’, teksa në minutën e 56’ festoi pasi dërgoi topin në rrjetë.

Duke realizuar golin e tretë për skuadrën e tij dhe të shtatin sezonal. Lojtari shqiptar numëron edhe katër asiste.

Sulmuesi i majtë ndodhet në formë shumë të mirë dhe shpreson të marrë një ftesë nga Sylvinho për duelet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024.

Kuqezinjtë presin Moldavinë në “Air Albania (17 qershor). Tri ditë më vonë luhet takimi i radhës në grupin E, në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Next Post

Formacionet bazë: Valencia do me çdo kusht pikët e mbijetesës, luan me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.