Real Madrid e njeh zëvendësuesin e Ramos, përgatitet të kryej transferimin e madh

 
 Sergio Ramos duket se së shpejti nuk do të jetë i gatshëm që të luaj në nivelet më të larta, si pasojë e moshës, dhe Real Madrid po e kërkojnë një zëvendësues për të. 

  

 

 

Qendër mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Davinson Sanchez shihet si zëvendësuesi potencial i kapitenit të ‘Los Blancos’, transmeton lajmi.net.

Sanchez ka treguar një formë të lartë në Premierligë këtë sezon, nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën e Real Madrid skadon në vitin 2020, kur ai do të jetë 34 vjeçar.

‘Mbretërit’ po kërkojnë një transferim të mëhershëm, në mënyrë që të jenë të përgatitur për një largim eventual të tijin. /Lajmi.net/

   

 


close