Zbulohet formacioni i Maqedonisë kundër Kosovës?

Kanë mbetur 24 orë nga dueli historik për Kombëtaren e Kosovës, që të enjten në mbrëmje e zhvillon kundër Maqedonisë në Shkup.

Media e njohur maqedonase ‘Sportmedia’ ka arritur të zbulojë formacionin e Maqedonisë, për ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve kundër Kosovës.

Siç raporton kjo medie, formacioni i Maqedonisë do të jetë 4-2-3-1, përcjell lajmi.net.

Në portë do të jetë Dimitrievski. Në mbrojtje, Ristovski, Velkovski, Musliu dhe Ristevski. Mesfusha do të jetë e Ademit dhe Spirovskit.

Në pjesën ofensive do të jenë Alioski, Trichkovski dhe Bardhi, ndërsa në sulm Pandev.

Me këtë formacion, trajneri i Maqedonisë ka vendosur të futet në ndeshjen kundër Kosovës./Lajmi.net/


close