Trajneri 45 vjeçar ftohet te Ukraina pasi tre portierët dolën pozitivë në COVID-19

Ukraina ka përfshirë në kombëtare ndihmës trajnerin Oleksandr Shovkovskiy, 45 vjeçar, për miqësoren e së mërkurës kundër Francës, pasi të tre portierët kanë dalë pozitivë në COVID-19.

Andriy Pyatov, Andriy Lunin dhe Yuriy Pankiv dolën pozitiv në COVID-19, duke lënë Georgiy Bushchan si portierin e vetëm në dispozicion te Ukraina.

Ish-portieri i Dinamos së Kievit, Shovkovskiy, është pensionuar nga futbolli në vitin 2016.

Ai është pjesë e trajnerëve të Ukrainës te Andriy Shevchenko.

Në një deklaratë të Federatës së Futbollit të Ukrainës thuhet: “Oleksandr Shovkovskiy i dha fund karrierës së tij profesionale si lojtar në dhjetor të vitit 2016, por ende e mban veten në gjendje të mirë fizike, duke kryer vazhdimisht stërvitje individuale”./Lajmi.net/


close