Lajm i mirë: Të gjithë futbollistët e Kosovës dalin negativë në COVID-19

Një lajm i mirë për Bernard Challandes dhe Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë.

Të gjithë futbollistët e Kosovës kanë dalë negativ në testet për COVID-19 që i kanë bërë ditën e djeshme.

Është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që ka konfirmuar për Lajmi.net, se të gjithë futbollistët e testuar kanë dalë negativ.

‘Dardanët’ gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar drejt Maqedonisë, ku të enjten zhvillojnë ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve.

Vlen të ceket, se Kombëtarja e Kosovës sot (e mërkurë) me fillim nga ora 18:00, zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Todor Proeski”./Lajmi.net/


close