Berisha para ndeshjes me Maqedoninë: Na pret një ndeshje e madhe

Kombëtarja e Kosovës të enjten zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të ekzistimit të saj.

Të, enjten, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e modern të Shkupit, Maqedonia e Veriut pret Kosovën, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Përmes Play Off, është një mundësi e madhe për Kosovën që të sigurojë një vend në EURO2020, ku në rast fitoreje ndaj Maqedonisë, e pret finalja me fituesin e sfidës Gjeorgji – Bjellorusi.

Valon Berisha, i cili pritet ta bartë shiritin e kapitenit ndaj Maqedonisë, ka thënë se ‘Dardanët’ i pret një luftë e madhe, por që së bashku mund të arrijnë gjithçka.

“Kosova, luftë dhe sfidë e madhe po na pret, së bashku çdo send është i mundshëm”, ka shkruar Berisha në Instagram, përcjell lajmi.net.

Përndryshe, Valon Berisha është lojtari i parë që ka shënuar gol në ndeshje zyrtare për Kosovën, në barazimin 1:1 ndaj Finlandës./Lajmi.net/


close