Futbollistët e Kosovës përcillen nën masa të rrepta sigurie deri në hotel

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Shkup për ndeshjen e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut çaste më parë.

Mësohet se “Dardanët” tashmë janë akomoduar në “Park Hotel&SPA”, kompleks ky që ndodhet shumë afër stadiumit të qytetit “Todor Proeski”.

Sot, në orën 17:30 do të ketë konferencë për shtyp nga Kosova e pastaj me fillim nga ora 18:00 Challandes dhe futbollistët do të dalin në fushë për të zhvilluar stërvitjet e fundit.

Ndeshja ndërkaq zhvillohet të enjten nga ora 20:45. /Lajmi.net/



close