Manchester City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për yllin e skuadrës

 

Skuadra e Barcelonës është duke tentuar që të transferoj mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.

Klubi anglez po kërkon 30 milionë euro për 19
vjeçari. Katalunasit në ofertën e parë kanë dhënë 8 milionë euro plus 2 milionë
euro bonuse, transmeton Indeksonline.

Kjo ofertë është refuzuar nga anglezët, duke kërkuar
që oferta të rritet, raporton ESPN.

Babai i Garcias e ka informuar klubin e
Barcelonës  se 19 vjeçari dëshiron të
kaloj tek katalunasit.

Eric Garcia në vitin tjetër do të jetë lojtar
i lirë./Indeksonline/

 

 
 


close