Përballja ndaj Volfsburgut, Skënder Gega: I kemi mundësitë tona, ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Volfsburgut, ku u shpreh:Gega

“Jemi përballë një fakti, që jemi të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarëve. Do mundohemi të bëjmë pjesën tonë. Trajneri mundohet t’i japë besim lojtarëve. Jemi munduar të përmirësohemi duke qenë 11 bashkë dhe të japim 100%. Është një garë për 90 minuta.

Në futboll termat janë të ndryshme. Më intereson më e mira për ekipin. Nuk mund ta quaj as autobus as veturë. Do mundohemi të marrim maksimumin dhe të bëjmë përpjekjet tona. Mbrojtja jonë fillon që te pika e parë, te lojtari që është me lartë nga të gjitha të tjera. Edhe ndaj ekipeve të Superligës nuk do dalin nga taktikat. Të bëjmë sa më pak gabime dhe të shikojmë gjatë kohës.

Unë nuk shoh avantazh para ndeshjes. Ato do të krijohen gjatë 90 minutave. Do të mundohemi të jemi solid dhe të jemi në grup. Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë forcën e tyre. Vetëm si grup mund ti përballojmë dhe mund të marrim më të mirë. Qëllimi jonë është që të shfaqemi sa më mirë në fushë. Nesër presioni është shumë më i ulët se me bullgarët. Nesër duhet të kënaqim me lojën. Të tregojmë që edhe pse se kemi transfermarket siç e kanë ata, të tregojmë që edhe pse vrapojmë te liqeni, kilometrat quhen kilometra.

Unë nuk dorëzohem me asnjë ekip. Duhet të jemi realist. Nuk duhet të shpallim asnjë lloj lufte. Do i marrim të gjitha masat për të bërë maksimumin. Ekipet dhe trajnerat ndryshojnë nga njëri-tjetri. Do i shtrëngojmë dorën ekipin tjetër nëse fiton.

Ekipin e motivoj sikur është finale për ne. Nuk mund të hysh në një ndeshje me fanellë të bardhë. Është një ndeshje që nuk ka nevojë për motivim. Është ndeshje me një takim. Do bëjmë më të mirën. Nuk mund ta them çfarë mund të ndodhi. Jemi gati dhe të gjithë të preukupuar. Shpresoj që të kemi performancë të mirë.

Unë mendoj që kemi punuar në të gjitha drejtimet. I dimë vlerat e kundërshtarëve. Është ditë festë. Duhet të shikojmë përpara për t’u përmirësuar. Janë djem me personalitet pavarësisht se nuk flasin shumë. Unë e shikoj çdo ditë në stërvitje, që me zor presin të dalin në fushën. Ajo pjesë që të luajë të japë maksimumi.

Unë mendoj që i kemi mundësitë tona për të dhënë maksimumin. Fusha më duket e njëjtë gjithandej. Kemi shmangur udhëtimin, kjo është e rëndësishme. Jemi të gjithë të shëndetshëm. Presim që nesër të bëjmë më të mirën. 90 minutëshi do të tregojë disnivelet që janë në letra, transfermarket dhe histori.

Kur thuhet që është ekip i fortë, nga fillimi deri në fund ka pika të forta. Do të provojmë edhe t’i ngacmojmë. Sa në gjendje do jemi ne t’i zemë në befasi. I kemi mundësitë të bëjmë më të mirën. Më e mira do të jetë një ogur për kampionatin. Nuk e kam idenë si do të shkojë loja. Grupi ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë. Ajo është e rëndësishme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Janë 90 minuta. Secili të bëjë kilometrat që i takon.

Pres që lojtarët të japin më të mirën dhe të kem ide më të qartë për të ardhmen. Pres të japin arsenalin dhe cilësinë që kanë. Dihet që do të kemi ekip shumë të fortë përballë dhe do të jemi vigjilent gjatë gjithë kohës.

Kemi bërë më të mirën. Është një marrëveshje mes lojtarëve dhe klubeve. Jo gjithmonë ëndrrat bëhen realitet. Jemi në rrugën e duhur, ata që kanë ardhur kanë ardhur me pëlqimin tim. Dua që të formohet një ansambël i mirë dhe në fund të mbijetojmë në mënyrën më të mirë duke shfaqur dhe vlera.

Obanor është 100% në stërvitje. Ka qenë kohë e shkurtër. Jemi munduar t’i shërbejmë kësaj ndeshje. Një pjesë e madhe një javë pushimi kanë bërë. Rroca ka 2 ditë që i është bashkuar grupit, është 100% dhe ka dëshirën e madhe të japë kontributin. Penalltitë i përdorim, në çdo seancë stërvitore e mbyllin me penallti. Nuk është se e mendojmë shumë, por uroj që gjërat të shkojnë mirë.

Ndonjëherë krijohen edhe ngërç, kjo nuk ka asnjë lloj presioni negativ. Jemi gati për tu përballuar me fatin dhe shortin tonë. Është shumë e rëndësishme, që të gjithë të japin maksimumin. Është 2 herë kënaqësi në qoftë se dikush pëlqehet, edhe klubi ka interes”, u shpreh Gega.

PANORAMASPORT.AL


close