Interi merr vendim të papritur: Largon një futbollist dhe e blen një tjetër

Interi e largon një futbollist dhe e blen një tjetër.

Interi ka njoftuar se e ka blerë talentin e Luzernit, Darian Males, ndërkohë që e ka larguar Borja Valeron në drejtim të Fiorentinës.

Sulmuesi zviceran ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.

Megjithatë, ai do të huazohet në Genoa për të fituar përvojë gjatë sezonit 2020/21.

Interi i pagoi 4 milionë euro për ta blerë atë nga klubi zviceran, për të cilin 19-vjeçari e shënoi një gol dhe i dha 19 asiste në 19 ndeshje sezonin e kaluar.

Ndërkohë, mesfushori veteran Valero është kthyer në Fiorentina, aty nga ku e kishte blerë Interi para tri vjetëve.


close