Trajneri i Granadës: Teuta mentalitet të njëjtë me ne, më ka bërë shumë pështypje…

Trajneri i Granadas, Diego Martinez ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Teutës në Europa Ligë. Tekniku që drejton skuadrën e La Ligës e di që sfida ndaj durrsakëve nuk do të jetë  e lehtë.

Teuta

“Dimë shumë pak për Teutën, por kemi mësuar që ka eliminuar një kundërshtar izraelit dhe ka fituar edhe Superkupën së fundmi. Me kalimin e kohës kemi bërë një analizë shumë të imtësishme të kundërshtarit dhe kemi parë që po kalon një periudhë mjaft të mirë. Është ekip që ka mbrojtje shumë të mirë dhe shfrytëzon kualitetet e saj. Më ka bërë shumë përshtypje rezistenca e tyre, mbrohen me shumë futbollistë dhe dinë të kundërsulmojnë. Granada është një ekip që adaptohet shumë mirë ndaj kundërshtarit që ka përballë dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër. Presim të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim kualifikimin. Mentaliteti i ekipit të Granadaës është që të përballojnë sfidat të bashkuar, si një skuadër e vërtetë dhe të njëjtën frymë kam vënë re që ka edhe ekipi i Teutës, ndaj do të jetë një ndeshje interesante.

Është një moment historik dhe një privilegj për ne, duke filluar nga unë. Është si një ëndërr për ne pjesëmarrja në këtë kompeticion. Është një moment unik për Granadën dhe duam të ecim sa më shumë, ndonëse presim që kundërshtari të jetë goxha i fortë dhe kam parashikuar një ndeshje interesante”, deklaroi Martinez.

PANORAMASPORT.AL


close