VIDEO/ Vazhdojnë polemikat e ndeshjes Marsejë-PSG, dalin pamjet kur Di Maria pështyn kundërshtarin

Nuk kanë fund polemikat për ndeshjen Marsejë-PSG. Ky takim përfundoi me 5 kartona të kuq, si dhe me shumë kartona të verdhë.

nejmar

Në fundin e sfidës pati një përplasje masive, ku shkak u bë konfrontimi mes Nejmarit dhe Alvarezit. Braziliani pas ndeshjes akuzoi mbrojtësin e Marsejës për racizëm, por ky i fundit i hodhi poshtë këto akuza. Por në një video të publikuar së fundmi, shihet Di Maria që pështyn ndaj Alvarezit.

Ky veprim përveçe se është një gjest antisportiv, është edhe në shkelje me rregulloren e Covid-19. Di Maria mund të dënohet rëndë për këtë gjest.

PANORAMASPORT.AL


close