Prishtina ua rinovon kontratën katër futbollistëve të saj!

 

Skuadra e Prishtinës ua ka rinovuar kontratë katër futbollistëve të saj.

Pra, dy mesfushor dhe dy portier kanë rinovuar sot kontratën me klubin kryeqytetas, shkruan IndeksOnline

Fjala është për mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Më poshtë postimi i plotë i Skuadrës së Prishtinës:

“Katër futbollistë rinovojnë kontratatDy mesfushorët dhe dy portierëtPrishtinë, 16 shtator 2020 – FC Prishtina ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj.

Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015.

Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.

Muqiqi, në nëntor mbush 25 vite, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.

Haxho, në muajin nëntor mbush 32 vite, pjesë e Prishtinës është nga viti 2019 me që rast ka regjistruar 8 paraqitje zyrtare me skuadrën bardhekaltër”.

 

 
 


close