Kukësi kërkon surprizën ndaj Volfsburgut, zbulohet ku transmetohet ndeshja në Shqipëri

Kukësi do të presë në “Air Albania” Volfsburgun ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Europa Ligë.DEA83FFC-C147-4D6A-9BE5-7293EC59E1AB

Verilindorët do të kërkojnë surprizën për të shpresuar në një kualifikim për në fazën tjetër, ndonëse vështirësia është e madhe, kjo për shkak të nivelit të kundërshtarit, që militon në një nga 5 kampionatet më të mëdha në botë, siç është Bundesliga.

Ndeshja në Shqipëri do të transmetohet në “Supersport 1” dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin aty. DB696555-1CC4-4333-8197-2D076D0C8AC6

Kjo është konfirmuar nga Kukësi, që në faqen e klubit shkruan: “Të enjten skuadra jonë rikthehet në fushë ku do të ketë ndeshjen e Turit të Dytë kualifikues në Ligën e Europës ndaj VfL Wolfsburg.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” pa praninë e tifozëve dhe për të gjithë tifozët do të transmetohet në SuperSport 1 HD!”


 


close