Real Madridi dhe Tottenhami, përgatisin shkëmbimin Bale-Dele Alin

 

Tottenhami mund ta lejojë Dele Alin t’i bashkohet Real Madridit, derisa ata po përpiqen ta rikthejnë Uellsianin Gareth Bale në “White Hart Lane”, zbulon “Telegraphi”.

Presidenti i “Spursave”, Dany Levy, po shqyrton rrugët për të nënshkruar me Bale dhe futja në negociata e Dele Alit shihet si një mundësi reale.

Nga ana tjetër, agjenti i Balet, Jonathan Barnett, ka konfirmuar se Real Madridi është në negociata me Tottenhamin për reprezentuesin nga Uellsi.

 

 
 


close