Çinari shkakton panik, ja çfarë i kërkon trajneri Daja skuadrës

Sulmuesi i të kuqve, Theofilus Solomon, i bashkohet grupit të lojtarëve të Partizanit dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, një ditë pas seancës së parë stërvitore. Megjithatë, nigeriani nuk është stërvitur me grupin për të marrë ngarkesën e plotë, por ka kryer vrapime përreth fushës.

Ilir Daja

STËRVITJA – Daja u ka mëshuar më shumë ushtrimeve me top, duke kërkuar nga lojtarët saktësi në pasimet midis tyre dhe të mos neglizhojnë asnjë gjë, pasi në një situatë loje mund t’u kthehet në disfavor. Gjithashtu, për disa momente i vuri lojtarët një kundër një, me sulmuesit që duhet të kalonin mbrojtësit. Shpejtësia duket se është pika e dobët e Dajës, duke u kërkuar shpeshherë lojtarëve të luanin topin shpejt në minilojën që organizoi, ku synimi ishte të luanin me një takim dhe të shënonin gol në një nga katër portat e vendosura. “Ju mbrojtësit dhe mesfushorët, sa herë që ka topin portieri, nuk duhet ta lini vetëm, por afrohuni në zonë”, u shpjegonte tekniku futbollistëve.

Ndërkohë, lojtarët e kishin marrë seriozisht, sepse në dy raste nuk munguan as dyluftimet e ashpra dhe ndërhyrjet, madje Çinari në një moment shkaktoi panik te stafi mjekësor, por gjithsesi nuk pati probleme. Ndërsa Lukas Kardozo, nga dëshira e madhe për të shënuar, përplaset me shtyllën, por fatmirësisht pa probleme.

VLDADIMIR MEMA


close