Lukua: Interi po rritet

 

Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen shënuan për t’ia siguruar një vend në çerekfinale skuadrës së Antonio Contes natën e sotme.

Takimi u zhvillua në kuadër të 1/8 së finales në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe Lukaku, ku tha se Interi po rrritet.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që luan futboll agresiv, por ne luajtëm mirë dhe mbrojtja bëri punë të mirë. Jam i lumtur që shënova për ekipin. Christian e shënoi një gol të rëndësishëm për ekipin dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Lukaku.

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen apo Glasgoë Rangers në çerekfinale.

“Ne duam të fitojmë dhe jam i lumtur me rezultatin e sotëm. Ky ekip është duke u rritur dhe është më rëndësi të vazhdojmë kështu me këtë mentalitet dhe me këtë dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë”, shtoi ai.

 


close