Kush mund ta zëvendësojë Conten nëse largohet nga Interi

Allegri alternativë e Interit nëse largohet Conte.

Pasi që Antonio Conte akuzoi Interin se “jep minimumin” për mbrojtjen e lojtarëve dhe trajnerit, Sport Mediaset raporton se Interi po shikon që ta punësojë Max Allegrin

Kaltërzitë përfunduan të dytët në Serie A këtë sezon, vetëm një pikë më pak se Juventusi që fitojë Skudeton.

Megjithatë, Conte ka qenë tepër i ashpër në një intervistë, ku është ankuar që klubi nuk i “mbron as lojtarët as trajnerin” nga kritikat.

La Repubblica dhe La Gazzetta dello Sport të dyja kanë raportuar sot se Inter nuk dëshiron ta largojë Conte, mirëpo ai mund ta lërë vetë skuadrën pasi që prapa perdës duket se nuk e ka përkrahjen.

Sipas Sport Mediaset, nëse kriza nuk shkon mirë, opsioni primarë për ta zëvendësuar Conte do të jetë personi që la Juventusin, Max Allegri.

Ish drejtori i Juves, Beppe Marotta e ka marrë këtë vendim me kohë dhe do të bisedojë përsëri me Allegrin, i cili do të jetë i lirë për këtë sezon pasi që do të lirohet nga bardhezinjtë.

Allegri ka fituar pesë herë radhazi titullin e Serie A me Juventusin pasi këtë e kishte bërë tri herë Conte dhe ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë.

Interi nuk është e vetmja skuadër për Allegrin, pasi që ai është lidhur me një kalim edhe në Paris Saint-Germain, Barcelonë dhe Manchester United.


close