LIVE| Teuta-Tirana/ Ngo dhe Torasa flirtojnë me golin, raste shumë të mira për bardheblutë (VIDEO)

Tirana dhe Teuta  luajnë mes tyre ditën e sotme, në ndeshjen finale për Kupën e Shqipërisë, duke filluar nga ora 20:00. Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin  dhe të ngrenë Kupën në fund.

116723358_485152622357329_275939582674325417_n (1)

FOTO: F.Hazisllari

 

Parashikohet një ndeshje spektakolare mes të dyja ekipeve, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes tyre më parë.

Përballja mes Tiranës dhe Teutës është një nga klasiket e kampionatit shqiptar të demokracisë. Dy skuadrat në vitet ’90, jo rrallëherë janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që fituese ka dalë skuadra bregdetare. “Djemtë e Detit” e kanë fituar tri herë Kupën e Shqipërisë ku nga tre trofetë e fituar dy i ka fituar ndaj Tiranës në 1995-ën me penallti dhe të fundit më 11 maj 2005.

Ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e të dyja ekipeve dhe për këtë arsye do të kërkojnë fitoren e trofeut me çdo kusht, sidomos Teuta, pasi kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Tirana ngriti titullin kampion, të fituar këtë sezon.

LIVE| Teuta – Tirana 1-0

Hoxha 2′

Komenti live:

66’ Futet bukur në zonë Torasa, kalon Arapin dhe shfaqet përballë me portën, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

63’ Flirton me golin Tirana. Vangjeli jep një krosim perfekt për Ngo  në zonë, por sulmuesi anglez gjuan keq me kokë.

59’ Tjetër zëvendësim te Tirana, Egbo largon nga fusha e lojës Sidibe për të futur në fushë Karabecin.

56’ Mundësi e mirë për Tiranën, me Torasën që merr një pasim të bukur në zonë, por godet keq.

51’ Aksion  model i lojtarëve të Teutës, por Hebaj tregohet i pasaktë në momentin e fundit dhe shpërdoron një mundësi shumë të mirë.

49′ Zëvendësimi i parë te Tirana. Largohet nga fusha e lojës Edon Hasani, për t’i lënë vendin Beshirajt.

Starton pjesa e dytë!

Arapi: Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Shpresoj që në pjesën e dytë të dyfishojmë.

Batha: E nisëm shumë keq, pasi pësuam shumë shpejt. Duhet të jemi më të saktë para porte, për ta shënuar.

Mbyllet pjesa e parë!

39’ Pranë golit të dytë Teuta me Kallakun që futet bukur në zonë, por arbitri ndalon lojën për prekje të topit më dorë.

28’ Ndëshkohet me karton të verdhë Todorovski, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës pranë zonës së rreptësisë.

25’ Momente tensioni në zonën e Teutës, Ngo përplaset me kundërshtarët dhe arbitri Hamiti e ndëshkon me karton të verdhë. Ndëshkohet edhe Stivi Frashëri.

24’ Goditje dënimi për Tiranën pranë zonës së rreptësisë së Teutës. Provon Batha me një predhë të fortë, por Frashëri është i vëmendshëm dhe ia del ta dërgojë në goditje këndi.

20’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Agustin Torrasës, godet me kokë Hasani, por topi shkon mbi portën e Stivi Frashërit.

19’ Vertikalizim perfekt i Kobina për Ngo, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.

15’ Rrezikon Tirana! Kobina dërgon një krosim të rrezikshëm në zonën e Teutës, por Torasa nuk ia del të përfitojë dhe ta dërgojë topin në rrjetë.

13’ Pranë golit të dytë Teuta më Emiliano Vilën, i cili merr një krosim perfekt nga Kuro, por bllokohet në momentin e fundit nga Hoxhallari dhe Lika.

11’ Vuan Tirana! Teuta tepër agresive në këto minuta të para. Ndeshje spektakolare në “Air Albania”.

7’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Bathës, tenton Ngo me kokë, por bllokohet nga mbrojtja e Teutës.

2’ GOOOOOOOL TEUTA 1-0! Fantastik Rustem Hoxha, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga goditja e këndit ia ka dalë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë në avantazh ekipin e Martinit.

Stratton takimi në stadiumin “Air Albania”, skuadrat në kërkim të fitores!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

116603406_1227914004234718_3302742572847677678_n


close