VIDEO/ Vllaznia mbijeton në Superiore, tri supergola gjunjëzojnë Besëlidhjen në “Loro Boriçi”

Vllaznia ia del të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm. Shkodranët kanë triumfuar ndaj Besëlidhjes ditën e sotme me rezultatin 3-1 në ndeshjen “play out”.bandicam 2020-08-02 20-51-21-486

Ndeshja nisi mirë për ekipin e Hysen Dedja, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy supergolave të Arsid Krujës në minutën e 15-të dhe të Markut në minutën e 18-të.

Pas kësaj, Besëlidhja u hodh para dhe arriti të gjente golin me anë të Xhorxheviç në minutën e 32-të. Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e shkodranëve që gjetën golin e qetësisë me anë të Gilman Likës në minutën e 77-të, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.

FT| Vllaznia-Besëlidhja 3-1

Kruja 15′, Marku 18′, Lika 77’/ Xhorxheviç 32′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja! Vllaznia mbijeton në Kategorinë Superiore!

77′ GOOOOOOOL 3-1 VLLAZNIA! Fantastik Gilman Lika i cili shpërthen në drejtim të portës, lëshon një predhë në hyrje të zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.

Mbyllet pjesa e parë!

32’ GOOOOOOOL 2-1 BESËLIDHJA! Fantastik Xhorxheviç, i cili shfrytëzon një top perfekt të marrë në zonë dhe ia del ta dërgojë në rrjetë.

18′ GOOOOOOL 2-0 VLLAZNIA! Supergol i Herald Markut i cili lëshon një predhë nga jashtë zone dhe shënon të dytin. Nuk përmbahen shkodranët!

15’ GOOOOOOOOL 1-0 VLLAZNIA! Spektakolar Arsid Kruaj i cili me një predhë nga jashtë zone ia del të shënojë për ekipin shkodran duke i dhënë avantazhin.

10’ Dominim i ekipit shkodran deri në këto momente, të cilët kanë tentuar disa herë portën kundërshtare, por pa sukses për të mbërritur te goli deri tani.

2’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia me Sidorenkon, i cili lëshon një predhë nga jashtë zone, por pret pa probleme Vukasinoviç.

Straton takimi në “Loro Boriçi”, skuadrat në kërkim të fitores!

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja

BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Xhorxheviç. Trajner: Elvis Plori

ARBITËR KRYESOR: Laver Alla (Lushnjë)

DELEGAT: Alban Tafaj (Tiranë)

VËZHGUES: Ervis Peza (Tiranë)

 

116879288_300174034423430_8343177155521312055_n

FORMACIONET ZYRTARE:


close