Milan dhe Napoli në ‘luftë’ për këtë super-lojtar

Milan dhe Napoli në garë për mbrojtësin e Norwichit.

Milan dhe Napoli raportohet se janë në garë për mbrojtësin e Norwich City Ben Godfrey

Sipas disa mediave në Itali, mbrojtësi qendror 22 vjeçar nuk do të rrijë në Norëich pasi që kjo skuadër ra nga Premier Liga në Championship pas 30 ndeshjeve.

Sipas Calciomercato.it, ai po përcillet nga disa klube italiane, përfshirë Milanin dhe Napolin.

Thuhet se agjenti i Godfrey është takuar me përfaqësuesit e Milanos në një hotel në fillim të kësaj jave.

Napoli po ashtu janë të interesuar në Godfrey, nëse ata përballen me garë të fortë për zgjedhjen e parë që është Gabriel i Lille. Më shumë biseda pritet të zhvillohen javën e ardhshme.

Raporti shkruan se problem mund të jetë çmimi i lojtarit pasi që Norëich kërkon 30 milionë euro për ta shitur Godfrey, i cili ka kontratë deri më 2023.

Roma po ashtu është lidhur me një transfer të mundshëm të anglezit qysh në fillim të kësaj vere.


close