LIVE| Teuta-Tirana/ Pranë golit të dytë ekipi i Martinit, Emiliano Vila humb një rast të artë (VIDEO)

Tirana dhe Teuta  luajnë mes tyre ditën e sotme, në ndeshjen finale për Kupën e Shqipërisë, duke filluar nga ora 20:00. Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin  dhe të ngrenë Kupën në fund.bandicam 2020-08-02 20-00-29-418

Parashikohet një ndeshje spektakolare mes të dyja ekipeve, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes tyre më parë.

Përballja mes Tiranës dhe Teutës është një nga klasiket e kampionatit shqiptar të demokracisë. Dy skuadrat në vitet ’90, jo rrallëherë janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që fituese ka dalë skuadra bregdetare. “Djemtë e Detit” e kanë fituar tri herë Kupën e Shqipërisë ku nga tre trofetë e fituar dy i ka fituar ndaj Tiranës në 1995-ën me penallti dhe të fundit më 11 maj 2005.

Ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e të dyja ekipeve dhe për këtë arsye do të kërkojnë fitoren e trofeut me çdo kusht, sidomos Teuta, pasi kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Tirana ngriti titullin kampion, të fituar këtë sezon.

LIVE| Teuta – Tirana 1-0

Hoxha 2′

Komenti live:

24’ Goditje dënimi për Tiranën pranë zonës së rreptësisë së Teutës. Provon Batha me një predhë të fortë, por Frashëri është i vëmendshëm dhe ia del ta dërgojë në goditje këndi.

20’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Agustin Torrasës, godet me kokë Hasani, por topi shkon mbi portën e Stivi Frashërit.

19’ Vertikalizim perfekt i Kobina për Ngo, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.

15’ Rrezikon Tirana! Kobina dërgon një krosim të rrezikshëm në zonën e Teutës, por Torasa nuk ia del të përfitojë dhe ta dërgojë topin në rrjetë.

13’ Pranë golit të dytë Teuta më Emiliano Vilën, i cili merr një krosim perfekt nga Kuro, por bllokohet në momentin e fundit nga Hoxhallari dhe Lika.

11’ Vuan Tirana! Teuta tepër agresive në këto minuta të para. Ndeshje spektakolare në “Air Albania”.

7’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Bathës, tenton Ngo me kokë, por bllokohet nga mbrojtja e Teutës.

2’ GOOOOOOOL TEUTA 1-0! Fantastik Rustem Hoxha, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga goditja e këndit ia ka dalë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë në avantazh ekipin e Martinit.

Stratton takimi në stadiumin “Air Albania”, skuadrat në kërkim të fitores!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

116603406_1227914004234718_3302742572847677678_n


close