Refuzoi të luante me ekipin, presidenti i Barcelonës sulmon Arturin: Nuk ka respekt për skuadrën, ja çfarë kishim vendosur

Presidenti i Barcelonës Bartomeu sulmoi ashpër futbollistin Artur Melo, i cili ka refuzuar të luajë për katalanasit në Ligën e Kampioneve.

bartomeu-cropped_copcbwg8m1591fn10oq4ampg4

Në një intervistë për “SPORT”, numri 1 i klubit katalanas e konsideroi sjelljen e brazilinit si “të patolerueshme” dhe “mungesë respekti ndaj skuadrës dhe shokëve”. Më tej ai shton se palët kishin arritur marrëveshjen që mesfushori të luante për Barcelonën dhe për pjesën e mbetur të Ligës së Kampioneve dhe më pas të nisej drejt Torinos për të luajtur me Juventusin.

“Ajo se çfarë ka bërë Arturi është mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës, sepse ekipi do të bëjë mirë në Ligën e Kampioneve. Nuk është e logjikshme që një lojtar të vendosë të largohet. Është një veprim i pajustifikueshëm. Bëmë një marrëveshje që deri në përfundim të fushatës së Ligës së Kampioneve ai do të qëndronte këtu. Por, nuk u kthye nga pushimet. Prandaj, e kemi dërguar ankesë kundër tij, sepse s’ka asnjë argument mungesa e tij”, u shpreh Bartomeu.

Përveç gjobitjes, Artur rrezikon të mos paguhet nga Barcelona për pjesën e mbetur të kontratës.

PANORAMASPORT.AL


close