Drejtori sportiv i Werder Bremen e konfirmon largimin e Rashicës

Drejtori sportiv i Werder Bremen: Rashica largohet, ka bisedime me një klub.

Werder Bremen ka konfirmuar largimin e Milot Rashicës nga kjo skuadër, pasi sipas drejtorit sportiv, Frank Baumann, klubet po interesohen për të.

Rashica ka qenë lojtari më i mirë i Werder Bremen këtë vit, ku e siguruan mbijetesën vetëm pas ndeshjeve play-off.

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera”.

“Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka thënë Bauman për mediat gjermane.

Red Bull Leipzig është skuadra më e interesuar për yllin e Kosovës, por që së fundi në adresë të tij po vijnë edhe interesime të fuqishme nga Serie A dhe Liga Premier.


close