Hidhet shorti i LK-së, këto janë çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të përballen me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse madrilenët e mposhtin Manchester Cityt.

Të premten u hodh shorti për çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Shorti i solli një numër të ndeshjeve interesante mes klubeve evropiane, ndërsa listën e plotë të çifteve mund ta mësoni në vijim

Shorti për çerekfinale:

QF1: Real Madrid ose Manchester City KUNDËR Lyon ose Juventus

QF2: RB Leipzig KUNDËR Atletico Madrid

QF3: Napoli ose Barcelona KUNDËR Chelsea ose Bayern Munich

QF4: Atalanta KUNDËR Paris Saint-Germain

Shorti për gjysmëfinale:

SF1: Fituesi QF1 KUNDËR Fituesi QF3

SF2: Fituesi QF2 KUNDËR Fituesi QF4

Finalja:

Fituesi SF2 KUNDËR Fituesi SF1


close