Trajner specialist për tituj, Dortmundi nis bisedimet me teknikun italian

Masimiliano Alegeri, ish-trajneri i Juventusit, është momentalisht pa skuadër, që pas largimit nga bardhezinjtë në sezonin e kaluar. Për italianin duket se po mendon seriozisht skuadra e Dortmundit në Gjermani.
masimiliano alegri1
Verdhezinjtë janë lodhur duke ndjekur Bajernin në kampionat dhe kanë nisur kontaktet me Alegerin. “Sky Sport” shkruan se palët kanë nisur bisedimet, edhe pse ato janë në fazat e para.

Hans Joakim Vacke u shpreh dje për “Bild” se skuadra e tij kërkon të nisë një epokë të re dhe t’i japë fund dominimit të Bajernit, i cili fitoi këtë sezon titullin e tetë radhazi në Bundesligë.

Alegri ka fituar pesë kampionate dhe pesë kupa radhazi me Juventusin në kohën kur drejtonte bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL


close