LIVE| Kukësi-Teuta/ Pranë golit skuadra e Martinit, Lorenco Vila shpërdoron një rast të artë (VIDEO)

Ka startuar në orën 20:45 sfida mes Kukësi dhe Teutës e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e cila është duke u luajtur në “Elbasan Arena” 

 
bandicam 2020-07-02 20-45-47-105

Në kampin verilindor, Gëzim Krasniqi do të jetë titullar, ndërsa Valon Ethemi i zë vendin Kristal Abazajt. Në krahun tjetër, Martini u beson besnikëve të përhershëm. Për sa i përket rrugëtimit në gjysmëfinale, Kukësi eliminoi Apoloninë në çerekfinale, ndërkohë që Teuta ia doli ndaj Vllaznisë

LIVE: KUKËSI – TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

55′ E pabesueshme çfarë humbet Lorenco Vila, i vetëm brenda zonës, topi është ndalur nga portieri Xhika. Më pas ka provuar edhe Hebaj, por shumë keq.

48′ Todorovski këkon të surprizojë Xhikën me një gjuajtje të befasishme nga distanca, por ndal gjithçka portieri Xhika.

47′ Verilindorët e nisin në sulm dhe kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

46′ Starton pjesa e dytë.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

EMILJANO VILA: “Kemi zhvilluar një pjesë të parë të mirë. Duhet korrigjuar finalizimi. Besoj pjesën e dytë ta rregullojmë.”

BESART MUSOLLI: “Ishte i papritur largimi i Shkurtaj. Kuper është duke e zëvendësuar jashtë mirë. Duhet të ishim konkretë para portës.”

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Maliqi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.

39′ Rustem Hoxha është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

35′ Shans i artë i Kukësi me Rrocën i cili provoi me një gjuajtje të prirët, por u ndal nga portieri Frashëri.

25′ Një sfidë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

21’ Kuper rrëzohet në limitet e zonës, Hamiti lejon vazhdimin e lojës. Verilindorët kërkojnë penallti.

20’ Qetësohet disi loja e dy ekipeve, Teuta mundohet të “çajë” vendosjen e Kukësit, që shpeherë provon me kundërsulm.

15′ Valon Ethemi bën një marrje perfekte dhe hedh një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk është askush aty për ta devijuar.

14′ Vendimtare ndërhyrja e Renato Arapit, i cili largon një top që po shkonte drejt Kuper, i cili ishte i vetëm brenda zonës.

13′ Reagon edhe Kukësi me Vesel Limajn, që shkarkon të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Frashëri.

12′ Rrezikshëm Teuta në këto minuta, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit. Mbrohen verilindorët e Shehit.

10′ Provon Aleksi me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

6′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkurtaj i dëmtuar, vendin e tij e zë sulmuesi Kuper.

bandicam 2020-07-02 20-52-26-653

2′ Vasil Shkurtaj i pafat, sulmuesi vlonajt dëmtohet në fillimin e ndeshjes, duke i prishur planet trajnerit Shehi.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Musta, Lulaj, Krasniqi, Musolli, Maliqi, Limaj, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

106444769_971012253322967_363436642462926906_n

PANORAMASPORT.AL


close