VIDEO/ Juventusi nuk fal në transfertë, bardhezinjtë fitojnë me 3 supergola ndaj Xhenoas

Juventusi nuk ka falur në transfertë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.DIBALA

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, ndonëse bardhezinjtë dominuan gjatë gjithë kohës dhe iu afruan shumë herë golit. Megjithatë e kundërta ndodhi në pjesën e dytë. Si fillim ishte Paulo Dibala i cili realizoi në minutën e 50’, ku pasi “vallëzoi” me mbrojtësit kundërshtar, lëshoi një të majtë potente e cila u ndal në rrjetë.

Një tjetër supergol shënoi edhe Ronaldo 7 minuta më vonë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë bardhezinjve. Për tu bashkuar me dy golashënuesit e tjerë, Duglas Kosta shënoi gjithashtu një perlë në minutën e 73’, për të konfirmuar se kjo ishte nata e supergolave.RONALDO

Për vendasit shënoi Pinamonti në minutën e 76’, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Juventusi vazhdon në krye të renditjes me 72 pikë, 4 pikë më shumë se Lacio e vendit të dytë.

FT| Xhenoa-Juventus 1-3

Dibala 50′, Ronaldo 56′, Duglas Kosta 73’/ Pinamonti 76′

PANORAMASPORT.AL


close