Juventusi me tri super gola se bën ‘hesap’ Genoan

 

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, duke bërë një tjetër hap drejt titullit.

Ata mposhtën me
rezultat 1:3 Genoan, ku secili gol ishte më i bukur se tjetri, transmeton
Indeksonline.

Fillimisht Dybala
shënoi në minutën e 50-të duke dribluar mbrojtjen e Genoas. Pastaj në të 57-tën,
Ronaldo nga më shumë se 25 metra lansoj një goditje të fuqishme që përfundoj në
gol.

Kurse në të 73-të,
Costa bëri po ashtu një goditje të bukur jashtë zone, duke shënuar një super
gol.

Për ekipin e Genoas
shënoj Pinamonti, i cili në fund shërbeu vetëm për statistika.

Juventusi me këtë
fitore vazhdon të mbaj distancën prej 5 pikësh ndaj Lazios./Indeksonline/

 


close