UEFA e zyrtarizon, ja si do të jetë formati i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

UEFA ka përcaktuar dhe shtruar kalendarin e fazës mbyllëse të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ashtu siç është përfolur, UEFA e ka ratifikuar këtë ide në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, përcjell lajmi.net.

1/8 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse – me ndeshjet e mbetura si Juventus – Lyon, Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid dhe Bayern – Chelsea.

Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020.

Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ave, në qytetet përkatëse.

‘Final Eight’ do të zhvillohet mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Frankfurt dhe Koln.

Superkupa e Evropës do të luhet në 24 shtator në Budapest.  /Lajmi.net/ 


close