Vendoset gjithçka, datat dhe qytetet për vazhdimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

UEFA ka përcaktuar dhe shtruar kalendarin e fazës mbyllëse të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Të mërkurën do të ratifikohen, por tashmë është vendosur gjithçka.

Sipas “Sky Sport”, për sa i përket 1/8-ve të LK, ato do të zhvillohen në 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse – Napoli në Barcelonë dhe Juventusi në Torino ndaj Lyon.

Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen Final Eight në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020.

Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse.

Final Eight do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Frankfurt dhe Koln.

Superkupa e Evropës do të luhet në 24 shtator në Budapest. /Lajmi.net/ 


close