Gomez: Atalanta mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Papu Gomez ka thënë se gjithçka mund të ndodh në Ligën e Kampionëve për Atalantën, veçanërisht në një turne ku faza finale mund të luhet në terrene neutrale.

Raportohet se UEFA po konsideron se fazën finale të Ligës së Kampionëve të zhvillojë me nga një ndeshje dhe në terrene neutrale, ndërsa Atalanta ka siguruar çerekfinalen në këtë garë.

“Ne prekëm qiellin, duke përjetuar një moment unik dhe historik për klubin dhe qytetin”, ka deklaruar Gomez, përcjell lajmi.net.

“Tani ne jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe do të na përshtatet të luajmë në sistemin në një ndeshje, sepse gjithçka mund të ndodh në 90 minuta. Do të jetë spektakolare”.

Gomez u pyet se me cilën skuadër do të dëshironte të përballej në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ndoshta një skuadër spanjolle. Shpresoj të luaj kundër Leo Messit dhe Barcelonës”./Lajmi.net/


close