Madridi në garë për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve me tifozë

Pasi tashmë janë zyrtarizuar shumë prej datave të rifillimeve të kampionateve në Evropë, por me urdhrin se pas datës 3 gusht, asnjë prej ligave të ndërprera nuk mund ta ka kapërcejnë këtë limit, ja tek lind edhe një ide e zhvillimit të finales së Ligës së Kampioneve me tifozë.

UEFA, e cila do të mblidhet më datë 17 qershor, për të caktuar edhe kalendarin sesi do të rifillojë Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, do të bisedojë edhe një ide për t’i zhvilluar finalet e kompeticioneve më të rëndësishme për klube, me tifozë të pranishëm.

Ndërkohë, në garë për të pritur ndeshjet finale të Champions-it, lajmërohet se edhe Madridi është pjesë e listës, por jo në “Santiago Bernabeu”, i cili po rikonstruktohet.


close