Faqja e Ligës së Kampionëve, publikon superasistimin e Shaqirit

 

Gjysmëfinalja e kthyese e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Barcelonës, do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve të të dyja skuadrave.

Në ndeshjen e parë
në Camp Nou, Barca fitoi me rezultat 3-0 dhe dukej se e kishte të sigurt
kualifikimin.

Por në Anfield
ishte ndryshe. Liverpooli fitoi 4-0 dhe u kualifikua në finale, ku më pas edhe
fitoi titullin.

Për këtë fitore, merita kishte edhe Xherdan Shaqiri.

Ylli shqiptar dhuroi një asistim për Wijnaldumin në golin e tretë të Redsit.

Faqja zyrtare e Champions League e ka publikuar asistin e Shaqirit duke pyetur nëse është goli i pëlqyer i tifozëve. /IndeksOnline/


 


close