Mediat britanike zbulojnë prapaskenat e bujshme, talenti shqiptar refuzoi Atalantën dhe Sauthemptonin për të rinovuar me…

Talenti shqiptar, Armando Dobra, pak ditë më parë rinovoi kontratën me klubin e Ipsuiçit, ndërkohë që sëfundmi mediat britanike kanë zbuluar një prapaskenë te bujshme, teksa mësohet se 19-vjeçari i cili aktivizohet me Shpresat e Shqipërisë, refuzoi Atalantën, Sauthemptonin dhe Lidsin, teksa zgjidhi të vazhdonte karrierën për të paktën edhe 3 vite me klubin e Ipsuiçit.

DOBRA

Një vendim ky i çuditshëm ky i Dobrës, duke marrë parasysh që Ipsuiç  militon në Ligën e Tretë angleze, ndërkohë që Atalanta dhe Sauthempton janë klube me një nivel shumë më të lartë.

auto_dobra1590215097

Mesa duket shqiptari nuk ishte gati për të bërë hapin cilësor në karrierë, ndaj vendosi të qëndrojnë edhe disa sezone te klubi i tij, për t’u rritur plotësisht. Ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit të Kombëtares, Edi Reja.

PANORAMASPORT.AL


close