Kontrata drejt skadimit, Sarri gati t’i ofrojë vend te Juventusi futbollistit të Çelsit

Aventura e mesfushorit brazilian Uillian te Çelsi po i afrohet fundi.
uillian
Lojtari deklaroi ditën e djeshme se rinovimi i kontratës me “Blutë” duket se është “tepër e vështirë” për t’u realizuar duke lënë të kuptohet se ndoshta sezoni i ardhshëm nuk do ta gjejë më te Çelsi.

Megjithatë, Uillianit mund t’i vijë në ndihmë ish-trajneri i tij Mauricio Sarri. Italiani po mendon të rifreskojë skuadrën për edicionin e ri dhe gjatë sezonit të kaluar kur drejtoi Çelsin, ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e 31-vjeçarit.

Falë eksperiencës në Londër, Uillian mund të përshtatet lehtësisht me lojën e Sarrit te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL


close