Havertz: Nuk dua të flas për të ardhmen time

Kai Havertz ka lënë gjithçka në pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij.

Anëtari i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, i cili shkëlqeu sot në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach, ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij.

Lojtari lidhet me skuadra si Liverpool, Manchester  United, e skuadra të tjera të mëdha në Evropë, dhe dy golat e tij sot nxitën reagime të shumta.

I pyetur për të ardhmen e tij, lojtari ka thënë se nuk dëshiron të flas, duke ruajtur kështu respektin për Leverkusen.

“Nuk dua të flas, por sigurisht ka shumë spekulime”, ka thënë Havertz, transmeton lajmi.net.

“Jam i koncentruar në këtë sezon dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh. Jam falënderues për Leverkusen dhe nuk dua t’i prish punët”, ka shtuar gjermani.

Havertz pritet t’i sjell ‘Aspirinave’ deri në 100 milionë euro me kartonin e tij. /Lajmi.net/


close