EKSKLUZIVE/ Partizani i ri, zbulohet strategjia e klubit të kuq

Partizani është përbal lur me shumë zhgën jime në sezonin pas fitimit të titullit kampion. Ndryshimet në verën e shkuar ishin të shumta, pasi i tillë ishte edhe investimi i presidentit Demi, me shpresën se po ndërtonin një ekip europian. Nëse në 10 ndeshjet e mbetura të kuqtë nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, ku mund të zbutej disi shpenzimi i kryer, i bie që Partizani i këtij edicioni të rezultojë një dështim total.

partizani

Në ambientet e brendshme të klubit prej kohësh “gumëzhijnë” zërat për nisjen e një tjetër revolucioni në merkaton e verës. Puna për këtë proces ka nisur prej kohësh, por planet janë vështirësuar disi për shkak të shpërthimit të pandemisë “COVID-19”, ndaj merkatoja për sezonin e ri pritet të zyrtarizohet më vonë se asnjëherë tjetër.

Për shumë arsye, ku shpresohet se dështimet e këtij kampionati të bëhen mësim për drejtuesit, parashikohet që klubi të ndjekë një rrugë më të thjeshtë, më ekonomike dhe më rentabël për ndërtimin e Partizanit të sezonit 2020-2021. Koronavirusi i ka dhënë një goditje të madhe ekonomisë botërore, ndaj reduktimi i shpenzimeve është i pashmangshëm për edicionin e ri. Gjithsesi, edhe pa shpërthyer epidemia, drejtuesit e kuq e kanë pasë fiksuar uljen e shpenzimeve. Është koha për sa më pak rroga të larta.

gaz demi olsi ramaa

Pikë tjetër e planit të merkatos ka të bëjë edhe me përzgjedhjen e futbollistëve, kur pritet një fokusim te lojtarët me moshë të re, që shikohen si të perspektivës. Tregu vendës mendohet të jetë baza për ndërtimin e Partizanit të sezonit të ri, kjo për disa arsye. Të kuqtë nuk kanë pasur shans në pikasjen e futbollistëve të huaj dhe 7 sezonet e epokës “Demi”, ku gjithë ajo koloni që ka mbërritur në këto vite, vetëm Kaleb Ekuban ka lënë shenjë. Partizani ka nevojë për përforcime në çdo sektor, pasi të tilla parashikohen edhe spastrimet.

pARTIZANI FFESTA

Prej kohësh “Panorama Sport” ka zbuluar disa nga piketat e “demave” për merkaton e verës, që nis nga rikthimi ish-ëve që po luajnë këtë sezon te Luftëtari, por edhe tundimi i disa të tjerëve që aktivizohen me rivalët dhe që u mbaron kontrata në përfundim të kampionatit. 10 ndeshjet e mbetura shikohen si shansi i fundit për një pjesë të mirë të lojtarëve aktualë për të ndryshuar mendimin e drejtuesve të klubit.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL


close