13 vite nga finalja e Athinës, Inzagi tregon bisedën para ndeshjes me Ançelotin: Kishte të drejtë për mua kur…

Sot bëhen plot 13 vite nga triumfi legjendar i Milanit në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit në Athinë. Filipo Inzagi ka të gjithë të drejtën të marrë meritat për atë sukses madhështor të “Djallit” teksa realizoi të të dy golat e triumfit të Milanit duke ngritur për herë të shtatë në historinë e klubit trofeun e Ligës së Kampioneve.
milan2007
“Super Pipo” flet sot për natën para finales drithëruese me Liverpulin, ku tregon dhe bisedën me ish-trajnerin e tij Karlo Ançeloti.
inzaghi-ancelotti-milan-maggio-2007
“Po flija vetëm, por kisha siklet. Shqetësimi u rrit pas darkës dhe unë u ngjita në tarracë për të pirë kafe. Në aë moment, erdhi Ançeloti dhe më thotë: ‘Mendon vërtet se nuk do të luash nesër?!’, Unë iu ktheva dhe i thashë: ‘Mister, le të përballemi me ta’. Ai e kuptoi se unë mund të bëja diferencën në atë takim. Kishte të drejtë”, deklaron ish-sulmuesi legjendar i Milanit.

Inzagi ka shpërndarë një foto me Ançelotin pas finales së 2007 në rrjetet sociale me diçiturën “Kur një vështrim flen sa një mijë fjalë”.

PANORAMASPORT.AL


close