Dikur i dha Gjermanisë Kupën e Botës, Gëtze mund të përfundojë në Itali

Futbollisti i Borusia Dortmundit Mario Gëtze mund të transferohet gjatë verës te Roma.

3B283779-96C6-46FD-BEA8-4EF2223D507B

“Corriere dello Sport” bën me dije se drejtori i klubit verdhekuq  Xhanluka Petraki dhe menaxheri i lojtarit gjerman janë takuar më parë midis tyre. Njeriu që i dha Kupën e Botës Gjermanisë në vitin 2014 shpreson të rimëkëmbë karrierën e tij pas dëmtimeve të vazhdueshme dhe mbipeshës.

Ndërkohë,  në qershor atij i skadon kontrata dhe mund të lëviz lirshëm gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL


close