Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

PSG vë në treg fanella me edicion të limituar, parat planifikon t’i dhuroj për spitale

1 min read

 

Gazetari i njohur i SkySports, Bryan Swanson ka treguar që skuadra franceze Paris Saint-Germain ka vënë në treg fanella me edicion të limituar.

Sips tij kjo skuadër ka vënë në treg 1.500 fanella të këtij lloji, ku një nga to do të kushtoj 175 euro, transmeton IndeksOnline.

Shuma e mbledhur nga këto shitje po besohet se do të jetë 235.000 euro, shumë kjo e cila është planifikuar të dhurohet për spitalet në Paris.

Kjo iniciativë po besohet që është marrë pasi që spitalet në të gjithë botën janë duke u përballur me një numër të madh pacientësh të infektuar me koronavirus./IndeksOnline/.