Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

Neuer i vendosur të largohet nga Bayern Munich

1 min read

Manuel Neuer po shkon drejt largimit nga Bayern Munich.

 

Janë të vogla gjasat që portieri gjerman të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich, raporton Bild, përcjell lajmi.net.

Neuer dëshiron t’i ofrohet një marrëveshje afatgjate, diçka që gjigantët e Bundesligës nuk janë aktualisht të gatshëm t’ia ofrojnë 34 vjeçarit.

Portieri i kombëtares gjermane është pjesë e Bayern që nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Schalke.

Nuk ka aspak spekulime se ku do të mund të vazhdonte karrierën Neuer./Lajmi.net/