Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

Donnarumma: Ky është sulmuesi të cilit ia kam frikën

1 min read

Gianluigi Donnarumma është portieri i parë i Milanit për disa sezone, megjithëse së fundi festoi vetëm ditëlindjen e 21-të.

Donarumma ka debutuar për Milanin kur ishte 16 vjeç, për të hyrë në histori të kësaj skuadre.

E për portierin e ri të Milanit, sulmuesi më i rrezikshëm me të cilin është përballur është ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo.

Palët kanë pasur mundësi të përballen së fundi, pas transferimit të portugezit në futbollin italian.

“Kam luajtur kundër shumë sulmuesve të shkëlqyer, por gjithmonë kam pasur frikë nga Cristiano Ronaldo”, ka deklaruar Donnarumma./Lajmi.net/