Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

“Bomba” nga Belgjika: De Bruyne transferohet te Real Madrid

1 min read

Kevin de Bruyne mund të transferohet te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediet në Belgjikë, që shohin mundësinë e transferimit të yllit të tyre drejt ‘Santiago Bernabeut’.

Manchester City janë suspenduar nga Liga e Kampionëve për dy sezone, dhe kjo do të bënte që shumë yje të largohen nga skuadra.

‘Sport Foot’ pretendon se De Bruyne po mendon seriozisht transferimin te Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Për De Bruyne, Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë deri në 150 milionë euro./Lajmi.net/