Përkundër koronavirusit, La Liga këmbëngul në kompletimin e sezonit

La Liga po vazhdon të këmbëngul në kompletimin e sezonit, përkundër situatës me koronavirus.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, ka thënë se shtëpia e futbollit spanjoll është e vendosur ta shpëtojë sezonin, edhe nëse nuk mund të rinisë ai në fillim të muajit maj.

La Liga, bashkë me ligat e tjera të mëdha evropiane, janë pezulluar për shkak të shpërthimit të pandemisë koronavirus. Asnjë ndeshje nuk është zhvilluar në ligën elitare spanjolle që prej 10 marsit.

Spanja është goditur rëndë nga Covid-19, pasi mbi 3.000 persona kanë vdekur dhe më shumë se 47.000 janë infektuar me këtë virus.

Sezoni 2019/20 i La Ligës është pezulluar deri në një datë të papërcaktuar.

Rubiales tha të mërkurën se ekziston mundësia që sezoni të zgjatet përtej datës së caktuar të përfundojë, në mënyrë që të zhvillohet të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të mos shkurtohet sezoni.

“Prioriteti ynë është ta kompletojmë sezonin. Nuk mund thjesht t’i detyrojmë ekipet të bien nga liga tani. Ekipet duhet të promovohen me të drejtë”, tha ai.

“Qindra ekipe presin kompletimin e sezonit. Kur vendi ta marrë veten, atëherë do të jetë koha për ta kompletuar sezonin aktual. Ideja është ta shpëtojmë sezonin”, theksoi ai.


close