“Çmenduria” e Beckham, afër marrëveshjes me Modric e Cavani!

 

David Beckham është duke ndërtuar një skuadër të frikshme në Amerikë. Inter Miami me pronar ish-yllin anglez ka angazhuar si trajner Diego Alonson, ish trajner i Valencias, Atleticos e Malagas.

Por, kjo nuk është e tëra. Beckham ka nisur bisedimet me Real Madridin e PSG-në për dy blerje të bujshme.

Inter Miami po synon nënshkrimin e Luka Modric dhe Edinson Cavani. Drejtuesit e skuadrës kanë takuar agjentët e futbollistëve dhe kanë nisur negociatat e para me skuadrat përkatëse.

Raportohet se Beckham ka përgatitur paga marramendëse për dy yjet e futbollit.

Beckham ka qenë ish futbollist i Realit e PSG-së dhe do të shfrytëzojë raportet e mira me ish-skuadrat për të bindur ato në këto dy blerje./Indeksonline/

 


close